Rriten rastet me Covid në Angli, varianti XFG nën vëzhgim: Çfarë tregojnë të dhënat e fundit
Anglia po përballet me një rritje të rasteve me Covid-19 gjatë javëve të fundit, ndërsa edhe shtrimet në spitale kanë shënuar rritje. Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tregojnë se aktiviteti i Covid-19 është shtuar gjatë shtatorit, megjithëse autoritetet theksojnë se niveli i përgjithshëm i qarkullimit të virusit mbetet ende i ulët. Një nga variantet që vazhdon të qarkullojë është XFG, i njohur në disa media edhe me emrin “Stratus”. UKHSA ka konfirmuar se XFG dhe NB.1.8.1 kanë qenë ndër variantet më të zakonshme në qarkullim, por deri tani nuk ka prova se ato shkaktojnë sëmundje më të rëndë se variantet e tjera të Covid-19. Rritja e infeksioneve në fillim të vjeshtës nuk konsiderohet e pazakontë,...
Burimi:
syri.net