Burimi:
Top-Channel.tv

“Rrini të qetë! Gjithçka do jetë mirë”/ Mesazhi i Trump për amerikanët pas tarifave të Kinës: Është kohë e shkëlqyer për të blerë
👁9067
Pas ditëve të njëpasnjëshme humbjesh në Wall Street për shkak të breshërisë së tarifave, presidenti amerikan, Donald Trump u bëri thirrje qytetarëve dhe investitorëve të jenë të qetë, duke vlerësuar se tani është koha për të blerë. “Rrini të qetë! Gjithçka do të jetë mirë. SHBA do të jetë më e madhe dhe më e mirë se kurrë”, shkroi Trump në një postim pak pasi tregjet u hapën sërish në “të kuqe. “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë!”, theksoi ai në një postim tjetër. Më herët, Sekretari i Thesarit i SHBA-së Scott Bessent minimizoi shkallën e humbjeve...