Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk pati të lënduar. Rruga u bllokua përkohësisht dhe policia po menaxhon qarkullimin, ndërsa pritet largimi i palmës. Ngjarje të ngjashme janë shënuar më herët në të njëjtin bulevard dhe zona të tjera të Durrësit.
Burimi: Javanews.al