Rrëzohet një avion pranë aeroportit të Indisë, po nisej drejt Londrës! Dyshohet se në bord ndodheshin 242 persona

Rrëzohet një avion pranë aeroportit të Indisë, po nisej drejt Londrës! Dyshohet se në bord ndodheshin 242 persona

Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, në Indinë perëndimore. Aeroplani po shkonte drejt aeroportit Gatwick të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India Oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit. Sipas agjencisë Reuters, e cila citon policinë, në bordin e avionit ndodheshin 242 pasagjerë. Kanalet televizive vendase raportuan se përplasja ndodhi ndërsa avioni po ngrihej. Sinjali humbi sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv