Rrëzohet një avion luftarak ukrainas F-16

Rrëzohet një avion luftarak ukrainas F-16

Një avion luftarak F-16 është rrëzuar këtë të premte (16 maj) në Ukrainë. Fatmirësisht piloti i avionit është në gjendje të mirë shëndetësore, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në një deklaratë . “Sipas të dhënave paraprake, në avion ka pasur një situatë të pazakontë. Piloti doli me sukses nga avioni para shpërthimit”, thuhet në deklaratën e bërë nëpërmjet Telegramit. Mediat e huaja shkruajnë se përplasja nuk duket të jetë rezultat i zjarrit rus, sakaq është mësohet se është caktuar një komision për të hetuar rrethanat e incidentit. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv