Rrëzohet me motomjet shtetasi kroat në aksin Qafë Mali- Fierzë, dërgohet në spital

Rrëzohet me motomjet shtetasi kroat në aksin Qafë Mali- Fierzë, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë Mali- Fierzë. Një shtetas kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv