Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rrëzohet helikopteri në Ganë, humbin jetën dy ministra
Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat që ndodheshin në bord. Helikopteri ushtarak Z-9 u rrëzua në rrethana të paqarta menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti Accra, gjatë rrugës për në qytetin Obuasi. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Mjedisit të vendit. Julius Debra, shefi i Shtabit të Presidentit John Mahama, njoftoi në një konferencë për shtyp se ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boama dhe ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë Ibrahim Murtala Mohammed u vranë tragjikisht në aksident. Gjithashtu u vranë Alhaji Muniru Mohammed, zv/Koordinatori i Sigurisë Kombëtare dhe ish-Ministri i Bujqësisë, Samuel Sarpong, nënkryetari i Kongresit Demokratik Kombëtar (NDC), ish-kandidati parlamentar...