Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rrëzohet avioni në Itali dhe përplaset me një godinë, humb jetën një person
👁7827
Një avion është rrëzuar gjatë fluturimit në Umbria të Italisë, duke u përplasur ditën e sotme me një fabrikë produktesh mjekësore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën komunale të Castel Ritaldi, në zonën e Mercatello. Në bordin e avionit ndodheshin dy persona, ku njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur. Ndërkohë zjarrfikësit punuan për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e vendit të aksidentit. Ende nuk dihen shkaqet se pse avioni humbi kontrollin dhe u rrëzua. Në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.