Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Shërbimet spanjolle të shpëtimit po kërkojnë dy pasagjerët e një aeroplani me dy vende që u rrëzua në det të shtunën në mbrëmje, pranë ishullit të Majorkës. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 të së shtunës në një zonë pranë farit të portit të Soller, i vendosur në pjesën veriore të ishullit, sipas policisë spanjolle. Avioni i lehtë, i cili ishte ngritur nga aeroporti i Majorkës dy orë më parë, u rrëzua në det, 100 metra larg bregdetit, i tha policisë një pasagjer në një varkë që ishte dëshmitar i incidentit. Sipas shtypit lokal, ishte një avion akrobatik që po manovronte...