Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrëzohet aeroplani në Britani/ Ishte nisur drejt Holandës, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Një alarm emergjence u ngrit në Aeroportin e Southend në Essex të Mbretërisë së Bashkuar, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua. “Ne jemi në vendngjarje dhe po bashkëpunojmë me të gjitha shërbimet e emergjencës. Operacionet do të zgjasin disa orë. Do t’i kërkonim publikut të shmangë zonën ndërsa përpjekjet vazhdojnë”, thuhet në deklaratën e policisë. Sipas Telegraph, bëhet fjalë për një aeroplan Beechcraft King Air B200 me dy motorë. Fluturimi ishte i destinuar për në qytetin Lelystad në Holandë. Imazhet qarkulluan në mediat sociale duke treguar tym të zi të dendur që ngrihej mbi aeroport, ndërsa një dëshmitar okular...