Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë – Çfarë e shkaktoi aksidentin

Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë – Çfarë e shkaktoi aksidentin

Një defekt i mundshëm teknik po shihet si një nga pistat kryesore për të shpjeguar rrëzimin e helikopterit të forcave italiane në Bosnjë, ku humbën jetën katër persona. Megjithatë, hetuesit ende nuk kanë dalë në një përfundim zyrtar, ndërsa ekspertiza e plotë pritet të kërkojë kohë. Në orët e para pas ngjarjes, autoritetet italiane u përqendruan te identifikimi i viktimave dhe njoftimi i familjarëve, duke synuar që lajmi tragjik të mos mbërrinte tek ata përmes raportimeve mediatike. Sipas informacioneve paraprake, pilotët arritën të nxirreshin të gjallë nga mjeti fluturues, ndërsa 11 persona të plagosur po marrin ndihmë mjekësore. Përfaqësues të qeverisë italiane e kanë përshkruar mbijetesën e tyre si një ngjarje jashtëzakonisht të rrallë. Vëmendjen e ekspertëve e kanë tërhequr edhe pamjet filmike të publikuara...