Rrëzimi i bustit të diktatorit, Agolli: Kush futi sheqer të helmuar tek studentët grevistë

Rrëzimi i bustit të diktatorit, Agolli: Kush futi sheqer të helmuar tek studentët grevistë

Pasditen e 20 shkurtit 1991, pak orë pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, ndërsa në Qytetin Studenti vijonte greva e urisë, në godinën e Presidiumit, Ramiz Alia kishte thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme përfaqësuesit e partive dhe organizatave dhe kryeministrin Adil Çarçani, për tu kërkuar,të dilnin e të qetësonin njerëzit ose ai (Ramiz Alia, si kryetar i Presidiumit) do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Procesverbalin e kësaj mbledhjeje të jashtëzakonshme e me një vlerë të rrallë historike, Shqiptarja.com e zbardh sipas origjinalit dhe e publikon për herë të parë për lexuesit e saj. Procesverbali është mbajtur me shkrim dore, e më tej një pjesë e tij është hedhur edhe me makinë shkrimi. Por versioni i plotë i diskutimeve të kësaj mbledhjeje është...