Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrëzimi i avionit ushtarak mbi shkollën në Bangladesh, rrëfehet i mituri që mbijetoi: Shoku vdiq para syve të mi
“Shoku im më i mirë vdiq para syve të mi. Avioni ra mbi ne, mbi prindërit që prisnin fëmijët e tyre jashtë. Ishte fundi i ditës së shkollës”, kjo ishte deklarata e një prej të mbijetuarve në Bangladesh, nxënësi i vitit të 10-të Farhan Hasan, aty ku avioni ushtarak u rrëzua mbi një shkollë. Dëshmitarë të tjerë përshkruan panik dhe shpërthime të fuqishme. Mësuesit treguan se e panë avionin të përplasej direkt mbi ndërtesë. “Kur shikova pas, pashë vetëm zjarr dhe tym. Fëmijë dhe kujdestarë ishin kudo”, tha një mësues për Reuters. Spitali Kombëtar i Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike konfirmoi...