Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëzimi i avionit, reagon kryeministri i Indisë: E pamundur të përshkruhet dhimbja! Raportime për mbi 130 viktima
👁4177
Kryeministri indian Narendra Modi ka reaguar pas rrëzimit tragjik të një avioni të Air India në qytetin Ahmedabad, ngjarje që ka tronditur mbarë vendin. Në një postim në platformën X, Modi e cilësoi ngjarjen si një tragjedi që ka lënë pas shumë dhimbje. “Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe mbushur me trishtim. Është e pamundur të përshkruaj me fjalë dhimbjen që ndjejmë,” shkroi kryeministri indian. Ai shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat dhe autoritetet përkatëse që po punojnë për të ndihmuar të prekurit nga ngjarja. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se “shumë njerëz” kanë humbur...