Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëzimi i avionit në Indi, shkon në 279 numrin e viktimave! Familjarët presin me ankth përgjigjet e ADN
👁9434
Numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit të Air India është rritur në 279. Familjet e pikëlluara të viktimave presin me ankth rezultatet e analizave të ADN-së për të identifikuar të dashurit e tyre, ndërsa qeveria ka ngritur një komision të posaçëm për të hetuar shkakun e aksidentit. Zemërimi i familjarëve po rritet ndërsa ende mungojnë detajet mbi procesin e identifikimit dhe përgjegjësinë për tragjedinë. Rafique Memon tha: “Fëmijët tanë kanë vdekur. Pakujdesia e kujt është kjo? Kush është përgjegjës? Kompania ‘Air India’ nuk i kushton vëmendje ankesave të shumta kundër aeroplanëve të saj. Pse u zgjodh ky aeroplan...