Rrezikshmëria e pallatit pezullon operacionin për gjetjen e personit të zhdukur në Elbasan

Rrezikshmëria e pallatit pezullon operacionin për gjetjen e personit të zhdukur në Elbasan

FOTO NGA RRENOJAT E PALLATIT TE DJEGUR ELBASAN- Operacioni për kërkimin e personit që rezulton ende i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesëkatësh në Elbasan është pezulluar. Vendimi është marrë nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet ndërtesa. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të rënda në strukturën e pallatit duke e bërë të pasigurt ndërhyrjen e ekipeve të kërkim- shpëtimit. Pas vlerësimit të situatës në terren ekspertët kanë vendosur të ndërpresin operacionin për të shmangur rrezikimin e jetës së personave të angazhuar në kërkime. Nga ngjarja raportohet për një viktimë ndërsa një tjetër person vijon të rezultojë i zhdukur. Për momentin kërkimet mbeten të pezulluara për shkak të rrezikut që paraqet godina e dëmtuar rëndë./ZËRI