Rrezikonte të shembej/ Mbyllet përfundimisht Ura e Milotit, paralizohet qarkullimi

Rrezikonte të shembej/ Mbyllet përfundimisht Ura e Milotit, paralizohet qarkullimi

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. Nuk dihet ende nëse do të ndërhyhet për riparimin e saj. Mbyllja e urës vjen në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot–Lezhë është në kulmin e tij për shkak të fluksit turistik. Mungesa e urës pritet...