Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton dy persona në Shëngjin
Policia e Lezhës ka shpëtuar dy turistë të cilët rrezikonin të mbyteshin në afërsi të plazhit “Rana e Hedhun”. Sipas policisë një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme. Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve të koordinuara, mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare...