Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rrezikon të arratiset”/ Specialja nuk lejon lirimin e Hashim Thaçit: Ka dijeni të plotë mbi akuzat dhe provat ndaj tij
👁2368
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë ndaj Hashim Thaçit në rastin ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, akuzohen për krime lufte. Vendimi është marrë më 11 qershor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Prokuroria kishte pretenduar se Thaçi vazhdon të paraqesë rrezik për arratisje pasi ai është në dijeni për akuzat serioze të konfirmuara ndaj tij. Po ashtu, ata e mbështesin këtë argument me faktin çështja e Prokurorisë ka përfunduar dhe tashmë Thaçi ka njohuri të plotë edhe...