Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrezikojnë jetën mes flakëve për ta nxjerrë nga shtëpia, tre policë në Korçë shpëtojnë 72-vjeçarin nga zjarri
Një akt heroik nga tre efektivë të Policisë së Korçës ka shpëtuar jetën e një 72-vjeçari, banesa e të cilit u përfshi nga flakët në një lagje periferike të qytetit. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë hyrë mes tymit dhe flakëve për të nxjerrë nga shtëpia Jorgo Kostrecin, i cili ndodhej i vetëm në momentin kur zjarri përfshiu banesën e tij njëkatëshe. Ndërkohë që shërbimi zjarrfikës arriti të izolonte përhapjen e mëtejshme të flakëve, efektivët e Policisë së Drejtorisë Vendore të Korçës rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të moshuarin, i cili është transportuar me urgjencë në...