Rrezikohen banorët/ Probleme me suvatimet e pallateve 9-katëshe, Bashkia dërgon grup kontrolli

Rrezikohen banorët/ Probleme me suvatimet e pallateve 9-katëshe, Bashkia dërgon grup kontrolli

Banorët kanë paraqitur ankesa pranë Bashkisë së Vlorës, ndërsa nga pamjet e dërguara nga vetë qytetarët duket se një grup i bashkisë ka shkuar në vendngjarje, për të parë nga afër situatën dhe për ta vlerësuar rrezikshmërinë. Suvatimet që bien nga fasadat e pallateve në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, po rrezikojnë jetën e kalimtarëve. Për të shmangur incidentet e mundshme, është vendosur një shirit paralajmërues përgjatë trotuarit pranë fasadës, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve në atë zonë.