Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrezik për sigurinë globale, gjenden 1 mijë fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Oqeanin Atlantik. Raportohet se shkencëtarët kanë zbuluar dhe lokalizuar më shumë se 1 mijë fuçi me mbetje bërthamore në Atlantikun Verilindor. Ekipi ndërkombëtar kërkimor u nis nga Franca perëndimore, në mesin e qershorit drejt zonës së tyre të kërkimit në pellgun e Evropës Perëndimore të Atlantikut. Ata planifikojnë të kalojnë katër javë duke kërkuar fuçi me mbetje bërthamore dhe duke vlerësuar ndikimin e tyre në sigurinë globale. Midis viteve 1950 dhe 1980, disa vende hodhën mbetje bërthamore në oqean. Thellësitë e oqeanit, larg bregut dhe aktivitetit njerëzor, dukeshin si një zgjidhje e lirë...