Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrezik në det/ Përplasen dy mjete lundruese në Golem, nis hetimi për ngjarjen
Këtë pasdite në Golem të Kavajës, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë, zonë detare për lundrim jo zonë plazhi, shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë...