Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Rrezik edhe për Europën”/ Shërbimet sekrete: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Sipas shërbimeve sekrete gjermane dhe holandeze Rusia e ka shtuar përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Kjo tregon se lufta po zhvillohet me një brutalitet dhe intensitet gjithnjë e më të madh. Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirmoi njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë. Në përqendrime të larta në hapësira të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës I Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike...