Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rreth 75,000 meksikanë u kthyen nga SHBA-ja në Meksikë, presidentja Claudia Sheinbaum: Mijëra prej tyre kanë marrë ndihmë nga qeveria
Gati 75,000 qytetarë meksikanë janë larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe janë rivendosur në atdheun e tyre që kur republikani Donald Trump u rikthye në pushtet në janar, njoftoi të mërkurën presidentja meksikane Claudia Sheinbaum. Pasi Presidenti Trump u betua dhe mori detyrën, duke shpallur goditjen ndaj imigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të mandatit të tij të dytë, autoritetet meksikane njoftuan nisjen e një programi që e quajtën ” Meksika të Përqafon” për të ndihmuar në riatdhesimin vullnetar të qytetarëve meksikanë nga Shtetet e Bashkuara. Programi përfshin ndihmë financiare për të gjithë të deportuarit. “Rreth 75,000 bashkatdhetarë tanë,...