Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

Rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit në Patrullën e Përgjithshme, duke iu nënshtruar fazave të konkurrimit që përfshijnë testimet mjekësore, fizike dhe psikologjike. Në kuadër të këtij procesi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vizituar Akademinë e Sigurisë, ku është takuar dhe ka bashkëbiseduar me kandidatët. Gjatë takimit, Hita vlerësoi interesin e lartë për t’iu bashkuar radhëve të Policisë së Shtetit, duke i falënderuar kandidatët për besimin e treguar ndaj institucionit. Sipas tij, numri i lartë i aplikantëve përbën një tregues pozitiv dhe një motivim për vijimin e punës për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimin e një policie gjithnjë e më profesionale. “Ju falënderoj për interesin dhe besimin që keni treguar për Policinë...