Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

Rrëshqitja e dheut në Indonezi ka lënë të vdekur 9 persona dhe 11 të tjerë të zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Catubouw në rajonin e maleve Arfak në Papuan Perëndimore të Indonezisë. Agjencia Kombëtare Indoneziane e Kërkimit dhe Shpëtimit (Basarnas) tha se nga katastrofa u prekën 24 persona ndërsa 4 të tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre në rajon për të gjetur personat e zhdukur. Në pamje shihet zona ku ka ndodhur rrëshqitja e dheut në qytezën Catubouë , punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe nxjerrja e një trupi me mjete...
Burimi: Vizionplus.tv