Rrëshqitja e gurëve bllokon qarkullimin në tunelin e Shkopetit, probleme në aksin Burrel–Milot

Rrëshqitja e gurëve bllokon qarkullimin në tunelin e Shkopetit, probleme në aksin Burrel–Milot

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh gjatë natës në segmentin rrugor Burrel–Milot, konkretisht në hyrje të tunelit të Shkopetit. Për pasojë, qarkullimi u ndërpre për rreth një orë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks. Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe punonjësit e firmës së mirëmbajtjes rrugore që mbulon segmentin Skuraj–Peshkopi. Ata ndërhynë për pastrimin e rrugës dhe largimin e gurëve, duke bërë të mundur normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në kushte të sigurta.