‘Rrënjë që nuk Thyhen’, Flora Selfo si deshmitare e diktatures

‘Rrënjë që nuk Thyhen’, Flora Selfo si deshmitare e diktatures

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia e Gjetheve” në Tiranë, nuk mbart brenda tij vetëm kujtesën e hidhur të krimeve të komunizmit, por shërben edhe si një platformë dialogu shoqëror, ku takimet letrare dhe aktivitete me temë nga e kaluara komuniste, i japin jetë të re këtij ambjenti, duke e kthyer të shkuarën në një mësim për të ardhmen. Në selinë e këtij institucioni u promovua edhe libri “Rrënjë që nuk Thyhen”, me autore ish të persekutuarën politike me banim në Amerikë Flora Selfo. Ky libër përbën një moment të rëndësishëm në dokumentimin e kujtesës kolektive dhe të qëndresës ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri. Një libër që të impresion vërtetë, në mënyrën e të shkruarit e paraqitur të ngjarjeve që Floresha Selfo ka përjetuar gjatë viteve...