Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Apeli lë në fuqi dënimin ndaj Festim Bexhdilit
Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë. Viktima, Jan Prenga, u rrëmbye në Kamëz dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë, ndërsa dyshohet se u mbajt dhe u ekzekutua në kompleksin “Golden” në Shijak.