Rrëmbimi dhe vrasja e 23-vjeçarit, Petrit Çakrri mohon të ketë marrë pjesë në krimin e rëndë

Rrëmbimi dhe vrasja e 23-vjeçarit, Petrit Çakrri mohon të ketë marrë pjesë në krimin e rëndë

Pas arrestimit një ditë më parë, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra nga Burreli, Petrit Çakrri ka dhënë dëshminë e tij të parë para hetuesve. Ai pranon se në kohën e ngjarjes ka qenë në zonën e Matit, por sipas tij nuk kishte dijeni se do të rrëmbehej njeri. “Unë nuk e njihja personalisht viktimën dhe nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. E mora vesh pastaj se çfarë kishte ndodhur. Kristi Bushgjokajn e kam njohur në burg, ndërsa vëllezërit e tij i kam njohur më pas. Atë ditë kemi dalë për të siguruar një sasi droge nëpër fshatra. Rrugës jemi ndarë në dy makina. Vëllezërit Bushgjokaj hipën në një makinë tjetër dhe mua më kërkuan që të largohem. Nuk...