Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rregullorja e re për ndërtimet, fadromat do të pajisen me GPS, shtohen përgjegjësitë për drejtuesit teknikë
Këshilli i Ministrave ka miratuar pak ditë më parë Rregulloren e re “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit dhe rregullat e kantierit”, një vendim që sjell ndryshime të rëndësishme në mënyrën e organizimit dhe monitorimit të punimeve ndërtimore në vend. Vendimi, i cili është botuar të hënën në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi pas 10 ditësh, synon të rrisë transparencën, sigurinë dhe përgjegjshmërinë e subjekteve ndërtuese. Sipas rregullores së re, kantieri i ndërtimit do të jetë i pajisur me mjete të monitorimit elektronik. Kështu, do të jetë i detyrueshëm vendosja e të paktën katër kamerave sigurie, nga një në...