Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rregullorja e re doganore me BE – Nga 1 prilli, eksportuesit duhet t’i përmbahen sistemit të ri ICS2
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, do te nise zbatimi i procedurave te reja ICS2 për hyrjen e mallrave në BE, i cili zëvendëson sistemin ekzistues ICS1. Eksportuesit shqiptarë duhet të përshtaten me rregullat e reja dhe të komunikojnë me partnerët e tyre në BE për të shmangur pengesat në transportin e mallrave. Sipas rregullores se re, operatorët e biznesit do të duhet të dorëzojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes për çdo mall të transportuar, drejt ose përmes BE-së përpara mbërritjes së tij. Në rast të risqeve të identifikuara, eksportuesit mund tu kërkohet të japin informacion shtesë, të kryejnë kontrolle të ngarkesave te tyre ose, në disa raste, t’u ndalohet transporti i mallrave. Operatorët duhet gjithashtu të bëjnë njoftimin e mbërritjes në zyrën e parë...