Rregulla të reja për inteligjencën artificiale në BE

Rregulla të reja për inteligjencën artificiale në BE

Kanë hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian rregulla të reja për transparencën e modeleve të inteligjencës artificiale (AI) me përdorim të përgjithshëm, si ChatGPT dhe Gemini. Sipas këtyre rregullave, zhvilluesit duhet të zbulojnë se si funksionojnë modelet e tyre dhe cilat të dhëna janë përdorur për trajnimin e tyre, raporton gazeta franceze Le Monde. Për modelet më të avancuara, të cilat mbartin rreziqe më të mëdha, kërkohet dokumentimi i masave të sigurisë. Këto rregulla forcojnë mbrojtjen e të drejtave të autorit, pasi zhvilluesit detyrohen të deklarojnë burimet e të dhënave që përdorin, përfshirë edhe nëse i kanë mbledhur automatikisht nga interneti. Gjithashtu, kërkohet zbatimi i masave për mbrojtjen e pronës intelektuale. Të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të njoftojnë Komisionin Evropian se cilat...