Rrëfimi për helmimin e nxënësve në pranverën e vitit 1990 nga serbët

Rrëfimi për helmimin e nxënësve në pranverën e vitit 1990 nga serbët

Kujtimet për pranverën e hershme të para tri dekadave, sjellin klithmat e mijëra nxënësve shqiptarë. Serbët kishin helmuar të rinjtë e pafajshëm në shumë shkolla të Kosovës. Por, shteti jugosllav nuk e pranoi kurrë këtë, duke thënë se kjo ishte inskenim dhe aktrim i përgatitur. Mjekë e profesorë sjellin rrëfime për KosovaPress, për atë që ngjau në marsin e vitit 1990, ku u helmuan rreth 8 mijë persona me helm toksik. Të njëjtit, kishin prezantuar fakte edhe përballë serbëve, duke ngulmuar se po bëhej fjalë për helmim masiv. Helmi i përdorur kishte ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim muskujsh, vjellje, alivanosje, çrregullim ndjenjash e shumë pasoja të tjera. Xhafer Murtezaj, që në atë kohë ishte profesor i lëndës së Edukatës Fizike në...