Rrëfimi i dëshmitarit okular nga mas’akra e Tivarit

Rrëfimi i dëshmitarit okular nga mas’akra e Tivarit

KUR PUSHKATOHESHIN REKRUTËT SHQIPTARË… Studiuesi dhe historiani i njohur, Dr. Uran Butka, publikon dokumentet me urdhrin e Enver Hoxhës, ku ai shkruan: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve të Jugosllavisë, pa toleruar…”! Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Është folur dhe shkruar për atë në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse nuk është marrë në shqyrtim pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e pushtetit komunist të Shqipërisë në këtë masakër, për mungesë të dhënash e dokumentesh, por edhe për fshehje të së vërtetës. Shteti jugosllav, megjithëse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrës, e ka pranuar atë, qoftë edhe si aksidentale e...