Rrëfim i gojëdhënës së Gjorg Golemit

Rrëfim i gojëdhënës së Gjorg Golemit

Nga: Josif Toçi Sipas Fjalorit Shqip-Shqip, gojëdhëna eshtë një kallëzim popullor për një ngjarje të së kaluarës, për një figurë historike etj., që mund të ketë një bazë të vërtetë, por që është shtuar e zbukuruar nga fantazia e popullit dhe përcillet gojë me gojë nga njëri brez në tjetrin. Gjorg Golemi ishte prijësi i Sopotit dhe i gjithë Shqipërisë së mesme. Në vitin 1432, ushtria turke donte të merrte në zotërim kalanë e Sopotit, të cilën u mundua disa herë t’a pushtonte, por nuk arriti dot. Një ditë, ushtria turke duke përshkuar rrugën për t’u ngjitur në Sopot, kaloi Luginën e përroit të Gostimës, nga Fush-Bualli në drejtim të Malit të Gaferrit, ku ishin edhe zotërimet e Gjergj Arianitit që sipas gojëdhënës e quanin Gjorg...