Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i presidentes nga përfaqësues amerikanë. Sipas saj, gjëja dështoi për shkak të një ndërhyrjeje nga ana e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që kërkoi ndihmë për të dalë nga gjykata në këmbim të votës për të. Sipas Tahirit, kjo u refuzua menjëherë nga SHBA-të, që respektojnë ndarjen e pushteteve dhe nuk ndërhyjnë në drejtësi. Këtë episod Tahiri e zbuloi pasi u pyet nëse kishte shpresë që Amerika do të ndërhynte në procesin e drejtësisë në favor të ish-liderëve të UÇK-së. “Jo. Asnjëra prej tyre nuk qëndron. Amerika është lider në botë i demokracisë, që i ka të ndara pushtetet. Drejtësinë, pushtetin ekzekutiv dhe Kongresin....