Rrahmani njofton largimin nga Kombëtarja e Kosovës

Rrahmani njofton largimin nga Kombëtarja e Kosovës

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares së Kosovës përderisa Federatën e Futbollit të Kosovës e udhëheqin drejtuesit aktualë. Rrahmani, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se vendimi vjen pas dhjetë vitesh me Kombëtaren, prej të cilave shtatë i ka kaluar si kapiten. Ai ka thënë se ndër vite ka pasur kundërshtime të vazhdueshme dhe mungesë të njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat e futbollistëve. “Pas dhjetë viteve në Kombëtare, nga të cilat shtatë vite si kapiten, ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktualë”, ka shkruar Rrahmani. Kapiteni i Kosovës ka deklaruar se, pavarësisht ankesave të vazhdueshme, sipas...