Roy Keane shpërthen pas humbjes 4-0 ndaj Liverpool-it: “Po fajësojmë pronarët, kur do të marrin përgjegjësi lojtarët?”

Roy Keane shpërthen pas humbjes 4-0 ndaj Liverpool-it: “Po fajësojmë pronarët, kur do të marrin përgjegjësi lojtarët?”

23 Nëntor 2026 8:09 Alfred Lleshi Roy Keane ka kritikuar ashpër futbollistët e Manchester United pas humbjes 4-0 ndaj Liverpoolit në përballjen e Premier League 2026/27. Pas ndeshjes në “Anfield”, ish-kapiteni i United deklaroi për “Sky Sports”: “M’u dukën të tmerrshëm, luajtën shumë keq. Neville mendon se humbja 4-0 është e pranueshme? Po më thoni se nuk mund të bënin më mirë? Që të humbasësh 4-0 me një lojtar më pak nuk është aq keq? Sigurisht që mund të marrësh rezultat edhe me 10 lojtarë. Pse tifozët po i duartrokasin lojtarët? Për çfarë po i duartrokasin? Po duartrokasin diçka të pavlerë. Një paraqitje të turpshme. Kjo skuadër përfundoi e 15-ta dy vite më parë. Prej një ose dy vitesh fajësojmë bordin, pronarët dhe trajnerët. Po lojtarët...