Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rotacione dhe mos dorëzim për titullin në Serie A, “receta” e Inzaghit drejt finales së Mynihut
👁12279
A mjaftojnë 24 orë për të kapërcyer entuziazmin e kualifikimit në finalen e Champions League? Pikërisht për këtë foli dje Simone Inzaghi me skuadrën e tij, e cila u rikthye në stërvitje pas pushimit standard 24-orësh, që pasoi fitoren e jashtëzakonshme kundër Barcelonës. Interi u paraqit në “Appiano Gentile” ende nën efektin e adrenalinës së gjysmëfinales së kthimit, por trajneri zikaltër e riktheu menjëherë grupin me këmbë në tokë. Ka kohë për të menduar për 31 majin, edhe pse është e qartë se çdo vendim gjatë këtyre më shumë se tri javëve do të ketë gjithashtu në sfond finalen e...