Roskoveci mirëpret përfaqësuesit e ARLEM, bashkëpunime të reja me qytetet evropiane dhe mesdhetare
Roskoveci mirëpriti përfaqësues të autoriteteve vendore dhe rajonale nga vendet e Bashkimit Evropian dhe rajoni i Mesdheut, në kuadër të vizitës së tyre pas sesionit të 17-të të Asamblesë Rajonale dhe Vendore Euro-Mesdhetare (ARLEM), të zhvilluar në Tiranë. Takimi shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e partneriteteve të reja. Kryetarë bashkish e rajonesh, anëtarë të këshillave bashkiakë nga Brukseli, Franca, Spanja, Italia, Jordania, Maroku dhe Mauritania, si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane, rrjeteve të qyteteve dhe organizatave partnere, u mblodhën në Bashkinë Roskovec, ku diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe ndanë përvojat e tyre në nivel vendor e rajonal. Vizita vijoi përtej mjediseve të bashkisë, ku kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, u prezantoi të ftuarve vlerat dhe...
Burimi:
kohajone.com