Ronaldo Nazário dhe Roberto Carlos “blejnë” një klub 112-vjeçar të Kategorisë së Tretë

Ronaldo Nazário dhe Roberto Carlos “blejnë” një klub 112-vjeçar të Kategorisë së Tretë

1 Shtator 2026 13:46 Alfred Lleshi Këshilltarët e Inter de Limeira, klub i Serie C, Kategoria e Tretë në Brazil, miratuan propozimin e grupit të investitorëve ku bëjnë pjesë Ronaldo Nazário dhe Roberto Carlos, për të marrë kontrollin e SAF-it të klubit. Në Brazil, SAF është një shoqëri aksionare futbolli, model juridik që u mundëson klubeve të funksionojnë si kompani. Statutet kërkonin mbështetjen e dy të tretave të pjesëmarrësve në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme, ndërsa grupi i ish-madrilenëve mori 53 vota pro dhe vetëm një kundër. Tifozët jashtë sallës festuan rezultatin me fishekzjarre. Marrëveshja parashikon blerjen e 80% të aksioneve të SAF-it, me investime deri në 75.4 milionë euro gjatë 10 viteve. Fondi drejtohet nga Enrico Ambrogini dhe në të merr pjesë edhe princi saudit...