Flick konfirmon mungesën e Yamal: Kemi luajtur edhe herë të tjera pa të, De Jong një nga më të mirët në botë
Barcelona synon t’i kthehet fitores në Champions League në prag të ndeshjes në transfertë kundër Sabah. Gjatë konferencës për shtyp, trajneri Hansi Flick mbrojti paraqitjet e Frenkie de Jong, duke folur me superlativa për mesfushorin holandez. Mesfushori holandez po fiton gradualisht më shumë hapësirë në lojë pas problemeve fizike që i kanë penguar ecurinë. “Ajo që më pëlqen më shumë tek ai është fakti se, në të kaluarën, më ka thënë që nëse do të kisha nevojë që ai të luante si mbrojtës qendror ose në ndonjë pozicion tjetër, mund të mbështetesha tek ai”, tha Flick. “Për mua, kjo tregon se bëhet fjalë për një lojtar që e vendos ekipin mbi çdo gjë tjetër. Frenkie është një nga mesfushorët më të mirë në botë, ai...
Burimi:
telesport.al