Barella: Nuk jam i shqetësuar për Inter, ata që zbresin në fushë dhe ata që janë në stol janë të mrekullueshëm
Inter do të luajë sot ndeshjen e radhës në Champions League, atë ndaj Shtutgart, në “San Siro”. Para kësaj sfide ka folur Nicolo Barella, që ka bërë një përmbledhje të gjendjes së skuadrës së tij, që rikthehet në fushë pas barazimit 4-4 ndaj Atalanta. “Kam thënë gjithmonë se skuadra bën diferencën. Që kur jam te Inter, kam pasur gjithmonë lojtarë të fortë përreth, por në një dhomë zhveshjeje të shkëlqyer, e gjithë kjo shkrihet së bashku”, tha Barella. “Kjo është një dhomë zhveshjeje e mrekullueshme, plot me djem fantastikë. Megjithatë, ka situata të caktuara që duhet t’i kishim menaxhuar më mire. Në fund të fundit, jemi ne ata që zbresim në fushë”, u shpreh mesfushori zikaltër. Më tej, Barella shton: “Është një përgjegjësi që e...
Burimi:
telesport.al