Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ronaldo flet pas rinovimit: Kampionati i Arabisë Saudite, mes më të mirëve në botë
Në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo nuk pushon së habituri. Sulmuesi portugez ka rinovuar edhe për dy sezone të tjera me Al-Nassr, duke treguar se dëshiron të vazhdojë të jetë protagonist në kampionatin saudit. Në një video të publikuar nga klubi, CR7 ka shprehur gjithë kënaqësinë e tij për qëndrimin në Arabinë Saudite, duke lavdëruar përparimin e futbollit vendas. “Vazhdojmë të rritemi, por mendoj se tashmë jemi në top 5 kampionatet më të mira në botë, – deklaroi ai duke parë drejt e në kamer, me duart e bashkuara. – Kush thotë të kundërtën, thjesht nuk e kupton futbollin”, – shtoi...