Ronaldinho u rikthye në fushë 46 vjeç, vëllai-agjent: Mund të luajë sërish me Ravenna

Ronaldinho u rikthye në fushë 46 vjeç, vëllai-agjent: Mund të luajë sërish me Ravenna

16 Nëntor 2026 15:19 Alfred Lleshi “Gjithmonë e kam ditur se herët a vonë do të rikthehej të luante, dhe këtë herë përnjëmend”. Kështu u shpreh Roberto de Assis Moreira, vëllai dhe agjenti i Ronaldinhos, pas rikthimit të bujshëm të brazilianit në fushë, 11 vite pas tërheqjes nga futbolli. “Karriera e një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave nuk mund të përfundonte kështu. E vetmja gjë që më habiti ishte se priti kaq gjatë. Madje, në një moment, edhe unë po humbisja shpresat. Është 46 vjeç, por është unik dhe e dëshmoi sërish, – deklaroi ai për “La Stampa”. – A do të luajë përsëri me Ravennën? “Besoj se kjo nuk do të jetë ndeshja e tij e vetme në këtë qytet...