Domenech sulmon sërish Italinë: Belgjika e shkatërroi, konfirmoi çfarë mendohej për të

Domenech sulmon sërish Italinë: Belgjika e shkatërroi, konfirmoi çfarë mendohej për të

Ish-trajneri i Francës, Raymond Domenech, ka thumbuar sërish Italinë pas humbjes së rëndë ndaj Belgjikës dhe eliminimit të axurrëve nga gara për çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Përmes një postimi në rrjetin social X, Domenech shkroi: “Liga e Kombeve. Franca kualifikohet logjikisht. Belgjika i shkatërroi italianët, të cilët konfirmojnë atë që mendohej për ta”. Raymond Domenech duket se nuk e ka harruar ende finalen e Botërorit 2006 në Berlin, ku Franca e tij u mposht nga Italia pas penalltive. Humbja më e hidhur e karrierës së tij vazhdon ta shoqërojë. Ish-trajneri i Francës (2004–2010), pa skuadër që prej vitit 2021, reagoi në rrjetin social X edhe pas fitores së Italisë së Mancinit ndaj Francës, duke kritikuar ashpër “axurrët”: “Një fitore e papritur për italianët. Sa...