A po punon Tebas kundër klubeve të LaLiga-s? Real-i është në listë, ndërsa Betisi e pëson më keq
Në një kohë kur klubet spanjolle kanë nevojë për çdo mbështetje të mundshme për të garuar në Champions League, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, vazhdon t’i ndëshkojë ekipet spanjolle që marrin pjesë në këtë kompeticion, përmes vendimeve për oraret e ndeshjeve, të cilat shumëkush i ka cilësuar si katastrofike. Real Madridi, Real Betisi dhe Atlético Madridi kryesojnë listën. Të treja këto ekipe përballen me një kalendar të pamundur, i cili nuk u ofron as minimumin e nevojshëm të pushimit. Sipas stacionit radiofonik spanjoll “okdiario”, Tebas po e pengon ecurinë e Real Betisit në Champions: ekipi ka më pak se 72 orë pushim midis ndeshjeve, ndërsa kundërshtarët e tyre do të kenë 30 orë më shumë në dispozicion! Tebas e ka caktuar ndeshjen e kampionatit...
Burimi:
telesport.al