Romeo Kara pajtohet me Monika Kryemadhin?/ GJKKO pushon padinë e juristit për shpifje

Romeo Kara pajtohet me Monika Kryemadhin?/ GJKKO pushon padinë e juristit për shpifje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pushuar padinë për shpifje që juristi Romeo Kara kishte ngritur ndaj deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Duket se palët kanë arritur një marrëveshje për t’u pajtuar, pasi asnjëri prej tyre nuk u paraqit në seancën e sotme. GJKKO kishte njoftuar në seancën e kaluar se nëse çështja zgjidhej me marrëveshje, palët mund të mos paraqiteshin dhe procedimi do të mbyllej. Padia ishte ngritur nga Romeo Kara pas një deklarate të bërë nga Monika Kryemadhi në një studio televizive, ku ajo kishte pohuar se Kara ishte paguar për...
Burimi: Sot.com.al